Afroviti Gusho

 

C:\Users\rodica\AppData\Local\Temp\AfrovitiGusho.jpg

 

 

(Albania)

 

 

Udhëtim i largët

 

Kur të nisem,

në rrugën kryesore do të ëndërroj rrugicat,

nëpër rrugica, hapësira do më duket e pafund,

në pafund do të dalë malli, si polic trafiku,

dhe unë do të jem pa pasaportë, pa identitetin tim,

pa lulet e lamtumirës që m’i dhatë për në rrugë të gjatë,

pa emrin tim,

pa kujtimet e mia që s’mundën të kalonin gjembat në kufi.

Sot dogana më duket gjëja më absurde,

më vjen të iki nëpër male,

nëpër dete,

si rebel civilizimi,

e rrugës të mbledh shpresat e pakthyera

të shqiptarëve…

 

 

x   x   x

 

Gjithmonë i kam matur

largësitë

me pëllëmbë malli…..

 

 

Vdekja e shiut

 

Pikat e shiut

vdesin

e futen thellë në tokë

Askush s’i varros,

ndërsa me zhurmën

që bëjnë

vajtojnë vetveten

……………..

Më pas,

prej mosekzistencës

së tyre

i luten diellit

t’i rilindë

………..

Në botën tonë

të mjerë

kjo ndodh

vetëm

me vdekjen e shiut.

 

 

 

 

 

 

 

 

____________________________________________

 

Afroviti Gusho është poete, botuese, veprimtare e shquar pogradecare.

Me entuziazëm dhe një gatishmëri për të sfiduar çdo pengesë, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për lëvizjen e gruas në Shqipëri.

Poete e kursyer me vargun, por jo për të vjershëruar me çdo kusht, arrin të reflektojë frymëzimin, të pasqyrojë emocion, të konkretizojë idenë. Afroviti është botuesja dhe kryeredaktorja e parë e një gazete në Shqipëri (1994).  Çdo vit, nën drejtimin e Afrovitit, gazeta Nositi, organizon konkursin rajonal për poezi për të rinj dhe fituesit marrin një çmim me të njëjtin emër.

Articles similaires

Tags

Partager